http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
10 km korsi te dedikuara për biçikletat, do te ndërtohen këtë vit ne kryeqytet. Gjate një takimi me ambasadoren holandeze ne Tirane Devi de Weerd dhe profesorë te ardhur nga Holanda, kryetari i bashkisë prezantoi projektin për lëvizjen me biçikleta. Bashkia e Tiranës po përcakton rrugët ku do te ketë korsi te dedikuara për lëvizjen me biçikleta. Kreu i bashkisë theksoi se këto projekte, por dhe nismat si ditët pa makina i shërbejnë qytetareve per një jete aktive dhe te shëndetshme. Ndërkohe ambasadorja holandeze shprehu mbështetje per çdo projekt te bashkisë, qe ka lidhje me ndërtimin e korsive dhe stacioneve te biçikletave.