Report TV - Plani urbanistik i Tiranës, PD: Klientelist, ka shkelur të gjitha ligjet

2017-03-31 0

Demokratët i qëndrojnë pretendimit të tyre se plani urbanistik i Tiranës është klientelist. Anëtari i Këshillit Bashkiak, arkitekti Besnik Aliaj tha se Bashkia e Tiranës që prej vitit 2015 po vepron në shtrat antiligjshmërie për të gjitha projekte që ka miratuar, e madje janë sjellë në Këshillin Bashkiak në mungesë të plotë transparence.

Kreu i departamentit të mjedisit në Partinë Demokratike, Jamarbër Malltezi rendit një sërë pasojash që sipas tij do t?i vijnë kryeqytetit me implementimin e planit të ri urbanistik.

Përfaqësues të shoqërisë civile dhe të shoqatave të ndryshme të pranishme në këtë tryezë të organizuar nga Partia Demokatike ngritën shqetësimin për miratimin e këtij plani i cili sipas tyre është i pakonsultuar me grupet e interesit.