Fjalimi i fundit, Obama jep mesazh uniteti - Top Channel Albania - News - Lajme

2017-03-31 1

Pas tetë vitesh në detyrë, presidenti Barak Obama, mbajti të shtunën edhe të fundit fjalim të përjavshëm drejtuar popullit amerikan, që në thelb të tij kishte mesazhin e unitetit. Presidenti në largim, e shfrytëzoi këtë fjalim të fundit të përjavshëm në radio, për të nënvizuar edhe një herë disa nga temat që ai ka pasur më përzemër gjatë qëndrimit në shtëpinë e bardhë.