TIRANE-Para 2 vitesh, në vigjilje të ndërrimit të viteve ajo përplasi me makinën e saj një familje, ku humbi jetën një vogëlush.
Bëhet fjalë për djalin e ish-zëvëndësministrit të Punëve të Brendshme, Avenir Peka. Pas dy vitesh burg, Uarda Çota sot përfitoi nga amnistia, ndërsa u shpreh se sot ishte dita më e lumtur e jetës së saj.
?Falenderime të përzemërta zotit ministër, ishte ai iniciatori për gjithçka. Ju uroj lirim sa më të shpejtë të gjithë atyre personave që janë gjendur në këtë situatë si unë gjithë këtë kohë?, tha Uarda teksa shijonte minutat e para të lirimit nga burgu i Grave në ?Ali Dem?, në Tiranë.
Në qershor të vitit 2015, me gjykim të shkurtuar Gjykata e Tiranës ka dënuar me 5 vite burg 26-vjeçaren Uarda Çota e cila u cilësua fajtore për aksidentit me pasojë vdekjen e djalit 11 vjecar të ish zv.Ministrit të Brendshëm Avenir Peka, mbrëmjen e 29 dhjetorit 2014.
Për akuzën e shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, Prokuroria e Tiranës kërkoi 8 vite burg dhe në përfundim të 9 seancave të zhvilluar me gjykim të shkurtuar togat e zeza kryesuar nga Shefkije Demiraj vendosën dënimin e të resë me 5 vite burg.
Aksidenti me pasojë vdekjen e 11 vjeçarit ndodhi mbrëmjen e 29 dhjetorit në akzin e Unazës së Re pranë kopshtit botanik në kryeqytet, ku nga hetimet rezultoi se shoferja aso kohe, 26-vjeçare Uarda Çota drejtonte një mjet Mercedez Benz në gjendje të dehur dhe me shpejtësi 100 km në orë, nga 40 km që ishte tabela kufizuese.