Karriera e spanjolles që do të filtrojë gjyqtarët - News, Lajme - Vizion Plus

2017-03-31 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV

Nga 1 qershori i vitit te shkuar, spanjollja Genoveva Ruiz Calavera mban detyrën e Drejtoreshës për Ballkanin Perëndimor ne Drejtorinë e Zgjerimit te Komisionit Europian. Ruiz Calavera mori këtë post pas nje përvoje te gjate ne fushën e politikes se jashtme dhe marrëdhënieve fqinjësore per thuajse dy dekada. Ajo u bashkua me ekipin e Komisionit Evropian ne vitin 1992 dhe fillimisht ka punuar ne fushën e tatimeve dhe doganave. Me herët, ajo punonte ne sektorin privat ne Spanje. Qe pas përfshirjes ne nje nga institucionet e BE-se, ajo ka shërbyer ne task forcën e Komisionit Europian per rindërtimin e Kosovës, si dhe ne departamentet e politikes se fqinjësisë, marrëdhënieve me jashtë dhe ne grupin e këshilltareve te politikes se jashtme. Ruiz ka përvojë te gjere ne menaxhim dhe është emëruar per here te pare ne krye te Njësisë për çështjet e Kosovës ne vitin 2006. Ne vitin 2009 u emërua shefe e Njësisë per Përgjigjen ndaj krizave dhe Paqen ne Drejtorinë e përgjithshme për Marrëdhëniet me Jashtë. Ajo ka ndjekur studimet master për Menaxhim Publik ne Shkollën e Ekonomisë dhe Menaxhimit ne Solvay ne Bruksel.