VMRO: Jo negociata për Shqipen dhe Prokurorinë - News, Lajme - Vizion Plus

2017-03-31 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV

VMRO-DPMNE-ja nuk do të pranojë ndryshim të Kushtetutës për zyrtarizim të plotë të gjuhës shqipe dhe as zgjatje të mandatit të Prokurorisë Speciale Publike. Pas kushteve te vendosura nga BDI-ja per te hyre ne negociata ka ardhur edhe përgjigja e forcës politike te Gruevskit.
VMRO-DPMNE përsërit dhe nënvizon se nuk do të pajtohet, nuk do të negociojë dhe nuk do të lejojë ndryshim të Kushtetutës me qëllim të dygjuhësisë në të gjithë territorin dhe vazhdim të mandatit të Prokurorisë Speciale. Arsyet janë thënë disa herë deri tani, kurse bazohen në angazhimin për shtet unitar, mbrojtjen e rendit kushtetues, angazhimet tona politike gjatë periudhës parazgjedhore, Marrëveshjen Kornizë të Ohrit si dhe marrëveshjen e qershorit ? korrikut 2015.
Ne njoftimin zyrtar te VMRO-së thuhet se Prokuroria Speciale nuk ka lidhje me drejtësinë, por se është instrument i qendrave të huaja për degradimin e sovranitetit dhe pavarësisë së vendit. Ne anën tjetër, zyrtare te Bashkimit Demokratik per Integrim thonë se kërkesat e tyre janë në frymën e Marrëveshjes së Ohrit dhe nuk cenojnë politikat e asnjërës prej partive politike në Maqedoni. Duket se keto qëndrime i largojnë edhe me shume palet nga arritja e nje marrëveshje per formimin e qeverise.

Free Traffic Exchange