TIRANE-Nuk ka zgjatur as një ditë liria e ish-prokurorit Haxhi Giu nga amnistia për të dënuarit. Episodi që ka ndodhur me të është një ndër ngjarjet e paprecedenta që ka ndodhur ndonjëherë me historinë e lirimit të të burgosurve nga amnistia për të burgosurit.
Nga ligji i amnistisë në sajë të të cilit janë liruar 731 të burgosur nga e gjithë Shqipëria u mësua se përfitoi sot edhe ish-prokurori Haxhi Giu i cili u liruar sot nga burgu i Peqinit.
Ndërsa ish-prokurori ka marrë lajmin dhe është liruar duke udhëtuar nga burgu i Peqinit drejt banesës, Drejtoria e Burgjeve e telefonon të rikthehet pasi ka ndodhur një gabim.