Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në sezonin turistik të 2017 do të lejohen të punojnë vetëm ato hotele, resorte dhe guest house që do të licensohen pas kalimit në komisionin e posacëm të verifikimit. Ministrja e Zhvillimit Ekonomik Milva Ekonomi mblodhi Komitetin Këshillimor të turizmit ku u përcaktuan sfidat që duhen plotësuar para nisjes së sezonit. Nga 20 janari strukturat akomoduese duhet të aplikojnë dhe vetdeklarojnë kushtet dhe kapacitet.
Turizmi ka rritur kontributin e tij në ekonomi me 25% në verën e vitit 2016 krahasuar me një vit më parë, ndërsa numri i vizitorëve u rrit me 19.7 % më shumë se në 2015. Por për vitin 2017 do të jetë komisioni i posacëm i ngritur nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregëtisë dhe Sipërmarrjes e cila do të verifikojë dhe kalojë në skanim të gjitha hotelet dhe guest house në vend nëse i plotësojnë kushtet për të vijuar punën.
Ka qënë ministrja Milva Ekonomi e cila në mbledhjen e Komitetit këshillimorë për turizmin, ka përcaktuar sfidat dhe detyrat për institucionet e varësisë, të cilat duhet të përmbushen përpara fillimit të sezonit turistik.
Kështu nga 20 janari do të nisë klasifikimi i strukturave akomodurese përmes një platforme online, ku çdo hotel apo guest house do të vetëdeklarojë standardet që përmbush dhe kapacitetet e tij. Në fund të procesit do të lëshohet një çertifikatë e klasifikimit për çdo strukturë sipas kategorive përkatëse dhe standardeve të plotësuara. Po ashtu do të bëhet çertifikimi i rreth 70 udhërrëfyesve të parë deri në fund të muajit shkurt, në mënyrë që të nisin punën e tyre në sezonin e ri turistik.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/skanim-hoteleve-nga-20-janari-duhet-te-vetedeklarojne-kushtet/