Report TV - Vasili rrëzon PD: Jo shtyrje të Zgjedhjeve për votimin elektronik

2017-03-31 0

Lëvizja Socialiste për Integrim rrëzon Partinë Demokratike për votimin elektronik.

Zv/kryetari i LSI-së, Petrit Vasili, u shpreh në "45 minuta" nga Denis Minga në Report TV se zgjedhjet e 18 qershorit nuk mund të shtyhen për shkak të kërkesës së PD.

Sipas Vasilit, koha në dispozicion për përshtatjen e teknologjisë për votimin elektronik është e pamjaftueshme. Megjithatë, LSI kërkon që të merret mendimi i OSBE-së për këtë çështje.

"Nuk ka kohë për përdorimin e elektronikës në këto zgjedhje, por le të marrim mendimin e ekspertëve të OSBE për këtë çështje", u shpreh Vasili.