Austria, vlerësim për luftën ndaj trafikut të drogës

2017-03-31 0

Austria vlerëson iniciativat që Shqipëria ka marrë në drejtim të luftës ndaj krimit të organizuar, e veçanërisht ndaj trafiqeve të paligjshme. Vlerësimin e bën Ministri i Brendshëm austriak, Wolfgang Sobotka, në krah të homologut shqiptar Saimir Tahiri.

?Shqipëria ka ndërmarrë iniciativa të mëdha për të luftuar krimin e organizuar, trafikun e armëve, por mbi të gjitha për të luftuar trafikun e lëndëve narkotike. Shqipëria ndodhet në rrugën ndërmjet zhvillimit të trafikut të lëndëve narkotike, kjo për arsyeje sepse ndodhet në itinerarin e drogave që qarkullojnë nga Amerika Latine dhe nga Afganistani dhe për këtë arsyeje Shqipëria ka një rol strategjik në luftën që zhvillohet kundër në luftën kësaj tendece.?

Edhe Ministri Tahiri thotë se Shqipëria është e angazhuar të luftojë trafikun e drogës.

?Ajo që kemi bërë e po bëjmë në luftën kundër drogës, siç dëgjuat dhe kolegun, jo vetëm, por bashkë me partnerët është prioritet maksimal i yni. Dhe Shqipëria, si në këto tre vite do të vazhdojë të bëjë akoma më shumë për një Shqipëri të denjë për qytetarët shqiptarë. Ashtu siç do të bëjmë akoma më shumë edhe me partnerët për luftën kundër kriminalitetit, krimit të organizuar veçanërisht, parave të kriminalitetit dhe aseteve kriminale dhe terrorizmit?.

Ministri Tahiri iu përgjigj edhe një deklarate të Ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani, për strategjinë e luftës ndaj kanabisit.

?Unë nuk kam dëshirë të komentoj komentet. Dhe aq më pak kur komentet janë nga një koleg tjetër i imi, i cili si unë ka detyrë të bëjë sa më mirë detyrën?.

Në takimin mes dy ministrave të Brendshëm u diskutua edhe për flukset e mundshme të emigrantëve nga vendet në konflikt drejt Bashkimit Europian, megjithëse deri tani Shqipëria nuk ka pasur probleme të tilla.

Tv Klan