Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kolegji Zgjedhor pushoi çështjen dhe shpalli moskompetencën për ankimimin e ish-deputetit Dashamir Tahiri, i cili kërkonte shfuqizimin e vendimit të KQZ për heqjen e mandatit të deputetit.
?Çështja do të dërgohet në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë për shqyrtim?, tha avokati.
Në seancën e ankimimit ishin të pranishëm përfaqësues të KQZ dhe Prokurorisë së Përgjithshme, ndërsa Tahiri përfaqësohet nga avokati i tij.
Relator i çështjes ishte Astrit Kalaja, ndërsa anëtarë të Kolegjit janë Gjin Gjoni, Ridvan Hado, Shkelqim Mustafa dhe Sotiraq Lubonja.
Avokati i Dashamir Tahirit deklaroi se dënimi i klientit të tij është marrë në mungesë dhe ai është vënë në dijeni kur është marrë Prokuroria.
?Ky vendim është i falur ne 2006. Ndërkaq vendimi i KQZ është marrë me një shumicë të thjeshtë dhe duhet të ishte marrë me shumicë të cilësuar? shtoi ai.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/dashamir-tahiri-i-kerkon-kolegjit-zgjedhor-kthimin-e-mandatit/