Ora News – Tregtia Kosovë-Shqipëri, Dhomat e Tregtësië kërkojnë heqjen e doganave

2017-03-31 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Shkëmbimet tregëtare mes Kosovës dhe Shqipërisë kanë njohur rënie në dy vitet e fundit. Kjo ka detyruar dy kryetarët e dhomave të tregtëtisë që të propozojnë krijimin e zyrave ekonomike të përbashkëta për barrierat që hasin sipërmarrësit. Nikolin Jaka dhe Safet Gërxhalliu ngrenë shqetësimin se konkurrenca rajonale po financon mosbesimin për produktet e dy vendeve dhe se politika ka frenuar zhvillimin ekonomik me tyre.
Rënia e shkëmbimeve tregtare mes Shqipërisë dhe Kosovës përgjatë 2 viteve të fundit kanë ardhur për shkak të mosbesimit për produktet e tyre. Kështu kanë deklaruar dy krerët e dhomave të tregëtisë Nikolin Jaka dhe Safet Gërxhalliu. Sipas tyre konkurrenca rajonale po financon rritjen e këtij mosbesimi duke lënë sipërmarrësit shqiptarë në kushtet e lëngimit ekonomik. Për të tejkaluar këtë situatë dy krerët e shkëmbive tregtare propozojnë krijimin e një zyre ekonomike të përbashkët.
Nikolin Jaka: Konkludojnë në hapjen e zyrës së bashkëpunimit Shqipëri ? Kosovë në mënyrë permanente që do jetë një në Tiranë dhe një në Prishtinë, por edhe për të thyer tashmë edhe atë perceptim të rrezikshëm që është krijuar për mungesën e besimit të bashkëpunimeve ekonomike.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/tregtia-kosove-shqiperi-dhomat-e-tregtesie-kerkojne-heqjen-e-doganave/