Report TV - Shqipëri-Austri, grup pune për arrestimin e kokave të drogës

2017-03-31 3

Shqipëria dhe Austria po krijojnë një grup pune në mënyrë që të arrestohen të gjithë personat e shpallur në kërkim dhe të gjithë individë që drejtojnë trafikun e drogës.

Ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri është takuar me homologun e tij austriak, Wolfgang Sobotka, për të diskutuar për këtë grup pune. Të dy ministrat kanë konfirmuar në konferencën për shtyp se synimi i kësaj instance të re mes dy vendeve është arrestimi i kokave të trafikut të drogës.

"Më lejoni t?ju përgëzoj edhe një herë për sukseset që keni arritur në luftën kundër trafikut të narkotikëve. Sot gjatë takimit tonë, ne folëm edhe për mbështetjen që ofron Austria për krijimin e një instance e cila gjurmon dhe kërkon personat në kërkim dhe në këtë drejtim shumë e rëndësishme është edhe për luftën ndaj trafikut të lëndëve narkotike sepse qëllimi ynë nuk është që vetëm të arrijmë të identifikojmë, të arrestojmë dhe të ndalojmë shpërndarësit e vegjël, por e rëndësishme për ne është që të arrijmë kokat e këtij trafiku", u shpreh Sobotka.

Free Traffic Exchange