Efektifi i policisë, Nikolin Gjergji i cili mbeti i plagosur gjatë një aksioni në Lezhë është dekoruar sot me medalje mirënjohje nga Policia e Shtetit.
Gjergji u plagos në pjesën e fytyrës nga 20 vjeçari Aldi Lleshaj, pasojat e së cilës duken edhe sot, ku syrin e djathë e ka ende të fashuar.
Lleshaj disa javë më parë ka tentuar të grabisë një makinë në qytetin e Lezhës por policia i është vënë pas.
Kur ka parë makinën e uniformave blu, 20- vjeçari ka qëlluar në drejtim të tyre duke lënë të plagosur efektivin e policisë Nikolin Gjergji.