Ora News – Regjistron vetëm 107 koncesione, për HEC-et e Berishës mungojnë dokumentet

2017-03-31 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ministria e Zhvillimit Ekonomik e ka përfunduar regjistrin e koncensioneve, por në të janë radhitura vetëm 107 kontrata. Ministrja Milva Ekonomi deklaron në rubrikën ?Para dhe pasuri? të gazetares Aurora Sulçe se problem janë koncensionet e hidrocentraleve, të dhëna në kohën e qeverisë Berisha. Sipas saj, ka mungesë të theksuar në dokumentacion dhe ato nuk dihet kujt i përkasin.
Qeveria e ka përfunduar regjistrin e koncensioneve, por në të janë të rradhitura vetëm 107 kontrata. Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Milva Ekonomi deklaron për rubrikën ?Para e pasuri? të gazetares Aurora Sulçe se ka mangësi të shumta në dokumentacion me koncensionet e hidrocentraleve, të dhëna në kohën e qeverisë Berisha dhe që e bën të pamundur evidentimin e pronarëve të tyre.
Milva Ekonomi: Regjitri i koncesioneve ka mbaruar, regjistri i koncesioneve ka deri tani të hedhura në regjistër 107 kontrata koncesionare. Akoma pritet të pasurohet me kontratat e vjetra të koncesioneve në energji. Dokumentacioni i këtyre kontratave nuk ka qenë i plotë në periudhën përpara 3-vjeçarit kështu që përpara se të hidhet sigurohet që të jetë në letër megjith sasinë e dokumentave që do një kontratë koncesionare.
Gazetarja: Bëhet fjalë për HEC-et e vogla të cilat janë dhënë dhe që është akuzuar për shit-blerje licensas?
Milva Ekonomi: Po për këto lloje. Ne po përpiqemi të shikojmë informacionin për këto lloje, ka mangësi informacioni.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/regjistron-vetem-107-koncesione-per-hec-et-e-berishes-mungojne-dokumentet/