Kolegji Zgjedhor ka pushuar çështjen e ankimimit të ish-deputetit Dashamir Tahiri, të cilit KQZ i hoqi mandatin disa ditë më parë.
Pasi shqyrtoi të gjitha provat e nevojshme, përfshirë edhe vendimin e Gjykatës së Ranenas, Kolegji u tërhoq për të marrë një vendim.
Në përfundim, trupa e Kolegjit ka vendosur të pushojë çështjen për moskompetencë dhe për rrjedhojë ankimimi do t'i kalojë Gjykatës Administrative.
Ish-deputeti i PDIU, Dashamir Tahiri, ankimoi në Kolegjin Zgjedhor vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, i cili i hoqi mandatin e deputetit me kërkesë të Prokurorisë. Organi i akuzës verifikoi formularin e dekriminalizimit të Tahirit dhe gjeti se deputeti kishte fshehur dy dënimet në Itali për falsifikim.