Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, nga Shkoza ku inspektoi nisjen e punimeve për ndërtimin e banesave për 50 familje rome, deklaroi se puna është përgjigjia më e mirë për zgjidhjen e problemeve. Por strehimi i komunitetit rom vjen me disa kushte, siç janë arsmimi i detyrueshëm i fëmijëve dhe arsim profesion për ata që janë 16-30 vjeç.
Në Shkozë ka nisur puna për ndërtimin e banesave të reja për 50 familje të komunitetit rom që shumë shpejt do të kenë një strehë ku të jetojnë.
Nisjen e punës për projektin e financuar nga ?IADSA? e ka inspektuar kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i cili tha se zgjidhja e problemeve bën diferencën.
Veliaj: ?Besoj që jo vetëm ky është një lajm i mirë për komunitetin, por unë besoj se është edhe një përgjigje finale për mënyrën se si bëhen gjërat në Shqipëri. Përfundimisht jemi ndarë në dy kategori; njerëz që vënë gishtin, shajnë dhe mallkojnë gjithçka dhe njerëz që në çdo problem thonë, si mund ta zgjidh. Unë besoj që hyjmë tek kategoria e dytë, që shohim një problem dhe mendojmë për zgjidhjen e jo të shajmë apo të gjejmë fajtorin që siç e dini fare mirë, këtu ka qenë një situatë e trashëguar prej vitesh?.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/nis-ndertimi-i-banesave-te-reja-per-50-familje-rome-ne-shkoze/