Report TV - Votimi elektronik, Balla: PD ndryshoi qëndrim, në fillim tha nuk ka kohë

2017-03-31 0

Pas deklaratës së ashpër të Oerd Bylykbashit, i cili tha se mazhoranca po vret Reformën Zgjedhore me veton kundër votimit elektronik në Komisionin e Reformës Zgjedhore, ka reaguar edhe bashkëkryetari socialist i këtij komisioni, Taulant Balla.

Ai theksoi se në mbledhjen e kësaj të premte, PD ndryshoi qëndrim për çështjet e reformës zgjedhore, ndërsa e cilësoi paralajmërimin e opozitës për veto të papranueshme. Sipas Ballës, PD po sfidon edhe rekomandimet e OSBE/ODIHR.

"Prej ditës së parë të këtij komisioni, nga Bylykbashi më është thënë qartë që, kohë për votim elektronik nuk ka. Ndërkohë, PD ka vënë veto kundër depolitizimit të komisioneve", u shpreh Balla.