“Duam Ramush Haradinajn, kemi 30 dëshmitarë” - News, Lajme - Vizion Plus

2017-03-31 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Qeveria serbe nuk tërhiqet nga kërkesa per ekstradimin e ish-kryeministrit te Kosovës, Ramush Haradinaj. Nje dite pasi gjykata e Colmarit ne France vendosi liri me kusht per Haradinajn, ekzekutivi serb zhvilloi nje mbledhje per kete çështje, ne përfundim te se cilës ministrja e Drejtësisë Nela Kuburoviç, deklaroi se Franca ka per detyre te dorëzojë tek autoritetet serbe kryetarin e AAK-se. Ajo ka pretenduar se Prokuroria per Krimet e Luftes i ka zgjeruar hetimet ndaj ish-komandantit te UÇK-se dhe ka siguruar 30 dëshmitarë dhe prova te reja ndaj tij per krime lufte. Disa nga dëshmitarët kanë dhënë deklarata me shkrim, ndersa te tjere kane statusin e dëshmitarit te mbrojtur dhe nuk kane zbuluar emrat. Ministrja serbe theksoi se jane respektuar afatet, duke dorëzuar brenda 5 ditëve kërkesën per ekstradimin e Haradinajt, se bashku me materialin plotësues per te. Nga ana tjetër, shefi i zyres per Kosovën ne qeverise serbe, Marko Gjuriç ka bere te qarte se Serbia do te ndaloje te gjithe personat e kërkuar per krime lufte, pavarësisht etnise. Beogradi do te aplikojë masa reciprociteti ndaj Francës dhe vendeve të Bashkimit Evropian, nëse refuzohet kërkesa për ekstradim. Por ndryshe nga qeveria serbe, ajo e Kosovës është treguar e kujdesshme, per te mos e ngatërruar çështjen e Haradinajt me dialogun me Serbinë qe zhvillohet ne Bruksel. Ministrja per dialog, Edita Tahiri tha se bisedimet nuk do te ndërpriten, pavarësisht problematikave që lidhen me rastin Haradinaj. Nëse Prishtina do të vendoste që të tërhiqej nga procesi negociator i Brukselit, ky veprim do të sillte pasoja mjaft negative për vendin.

Free Traffic Exchange