Teknologjia në zgjedhjet e qershorit - News, Lajme - Vizion Plus

2017-03-31 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Te gjitha forcat politike ne komisionin e reformës zgjedhore kane mbështetur ne parim votimin dhe numërimin elektronik. Por kjo dakordesi duket se nuk i ka shërbyer shume konsensusit dhe pas 3 ore debati opozita ka braktisur mbledhjen. Shkak u be rrëzimi i propozimit te PD qe ekspertet duhet te fillojnë te shkruajnë amendamentet ligjore për votimin dhe numërimin elektronik. Socialistet votuan kundër dhe kjo solli largimin e PD nga mbledhja. Sipas PS, ekspertet se pari duhet te përgatisin nje material per vendet qe aplikojnë teknologjinë ne zgjedhje. Sipas Balles, opozita nuk kërkon reformën e ligjit zgjedhor, por bojkotin e zgjedhjeve. Balla ka theksuar se mbledhja nuk do te mbyllet, por do te vijoje punën derisa opozita te rikthehet ne komision.