http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Zyrtarizmi i Gjuhës Shqipe, zgjatja e mandatit të Prokurorisë Speciale dhe përshpejtimi i procesit të eurointegrimeve, janë çështjet kyçe për të cilat BDI-ja nuk do te toleroje me cilëndo nga partitë maqedonase gjate negociatave per formimin e qeverise. Nje fakt i tille është bere i ditur nga zëdhënësi i kësaj force politike, Bujar Osmani, pas mbledhjes se kryesisë se partisë se Ali Ahmetit. Megjithatë, përsëri nuk u bë e ditur se kur do të fillojnë negociatat dhe nëse ato do të zhvillohen në nivel liderësh mes vetë Gruevskit dhe Ahmetit ose do të formohet një grup negociues.Ne anën tjetër, edhe VMRO-DPMNE nuk ka dale ende me nje qëndrim publik per negociatat.