Report TV - Sobotka: Shqipëria ka bërë luftë mbresëlënëse kundër terrorizmit

2017-03-31 0

Shqipëria ka bërë një luftë mbresëlënëse në luftën kundër terrorizmit.

Kështu është shprehur ministri i brendshëm austria Ëolfgang Sobotka. Gjatë një konference të përbashkët për shtyp me ministrin e brendshëm shqiptar Saimir Tahiri, Sobotka u shpreh se Shqipëria ka marrë masat e duhura për të luftuar terrorizmit. Ai ka vlerësuar të gjithë suksesin e vendit tonë luftën e trafikut të drogës dhe krimit.

"Shqipëria ka ndërmarrë iniciativa të mëdha për të luftuar krimin e organizuar, trafikun e armëve por mbi të gjitha për të luftuar trafikun e lëndëve narkotike. Më lejoni t?ju përgëzoj edhe një herë për sukseset që keni arritur në luftën kundër trafikut të narkotikëve", u shpreh Sobotka.

Gjithashtu një pikë tjetër e diskutimit të dy ministrave ishte dhe çështje e emigrantëve. Ministri Tahiri duke bërë një parashikim për vitin 2017 është shprehur vendi ynë nuk rrezikon të bëhet pjesë e intenerarit të flukseve emigratore, por ai ka bërë me dije se edhe nëse kjo gjë do të ndoshte Shqipëria i ka marrë masat e duhura.