TIRANE-Komisionin Qendror i Zgjedhjeve ngre ?duart lart?. Mekanizmat dhe koha për të verifikuar të shkuarën kriminale të kandidatët për zgjedhjet e 18 qershorit janë të pamjaftueshme. Gjatë diskutimit në një Forum të Shoqërisë Civile për zgjedhjet, kryetari i KQZ-së, Denar Biba paralajmëroi një skenar ku përmbushja e këtij detyrimi bëhet mjaft e vështirë.
?Jam shprehur skeptik për listat e hapura. Në rastet e listave të shqyera, sërish do kishim prezencë personazhesh jo aq pozitive. Njerëz me lekë dhe pushtet rajonal do përplaseshin edhe brenda listës?.