Report TV - Ikën përfaqësuesja e BB, Rama: Sayed na bëri të besojmë

2017-03-31 0

Në ceremoninë zyrtare të lamtumirës për perfaqësuesen e Bankës Botërore, Kryeministri Edi Rama falenderoi Tahseen Sayed ndersa theksoi se keto vite pune me te kishin të bënin mbi të gjitha me dijen dhe me të kuptuarin më shumë për përballimin e problemeve.

Rama tha se Sayed bëri që Shqipëria të besonte te Banka Botërore dhe roli i saj çuarjen përpara të zhvillimit të vendit.

"Nuk e di nëse marrëdhëniet me Bankën Botërore do të ishin ato që janë sot, pa Tahseen. Ajo që di është se nuk jemi ne që e presim atë krahëhapur, por është ajo që hapi krahët tanë dhe na bëri të besojmë tek Banka Botërore, na bëri të punojmë së bashku, në një mënyrë q? na mësoi shumë.