http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Njësia e Shërbimit Neurovaskular, është shërbimi më i ri i krijuar në Qendrën Spitalore ?Nënë Tereza?. Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga Ministri i Shëndetësisë Beqaj pa nga afër investimet më të reja në këtë pavion, duke vlerësuar investimin e bërë.?Tani jemi në një fazë tjetër dhe realisht që të gjithë ata që marrin shërbim se kanë hall në QSUT por edhe në spitalet e tjera pavarësisht se në spitalet e tjera kemi ende shumë probleme, janë të kënaqur. Ata që nuk kanë qënë në spital dhe nuk e dinë se çfarë ka ndodhur vazhdojnë shajnë e shajnë se s?kanë faj se kanë patur situata të ndërlikuara në të kaluarën.?Madje, kreu i qeverisë nuk ngurroi të shkëmbente batuta edhe me një nga pacientët e shtruar në këtë pavion.Kryeministri Rama: Mbiemri Rama është rastësi?Pacienti: Rastësi, rastësi.Kryeministri Rama: Më thuaj pak i ke sharë shumë përparaPacienti: Më përpara sa të duash. I falënderoj shumë se dhe unë isha në gjendje kome, shumë keq.Falë këtij shërbimi të ri, për herë të parë në këtë njësi, bëhet aplikimi i procedurës së trombolizës intravenoze për sëmundjet ishemike të trurit. Ky shërbim ka në përbërjen e tij një personel të specializuar prej 8 mjekësh neurologë dhe neuroreanimatorë dhe 31 infermierë të specializuar.