Report TV - Akuzat për rritje çmimi të gazit Autoriteti kontrolle tregtarëve

2017-03-31 0

Pas shqetësimeve të ngritura nëpër media për abuzime me çmimet e gazit të lëngshëm, Autoriteti i Konkurrencës ka nisur urgjentisht monitorimin në terren të këtij tregu.

Përmes një njoftimi zyrtar, ky institucion bëri me dije se Pas monitorimit dhe vlerësimit të situatës nëse ka shenja të kufizimit të konkurrencës Autoriteti do të procedojë menjëherë me marrjen e masave konkrete, ndaj subjekteve të tregtimit me shumicë ose pakicë për kthimin e tregut në kushtet e konkurrencës.

Gjatë ditëve të para të vitit, u raportua nga disa media, se operatorët e këtij tregu rritën në mënyrë abuzive çmimen e gazit të lëngshëm për përdorim të përditshëm.