Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Qarku i Beratit nën borë, problematika në zonat e Skraparit, zbardhet qyteti i UNESCO-s.
Reshjet e borës të rëna gjatë natës së mbrëmshme kanë përfshirë dhe Qarkun e Beratit, ndërkohë që qyteti i mbrojtur nga UNESCO është zbardhur për herë të dytë brenda këtij viti.
Dita e enjte e ka gjetur krejtësisht të bardha qytetin e një mbi një dritareve, ndërkohë që në orët e paradites qytetarët e kanë pasur të vështirë të lëvizin nëpër rrugë, pasi bora ka ngrirë në disa centimetra trashësi.
Drejtoria e Policisë së Qarkut të Beratit raportoi se aksi rrugor që lidh Beratin me Fierin, në afërsi të vendit të quajtur ?Qafa e Sqepurit? ka pasur vështirësi në qarkullimin e automjeteve, të cilat kanë vënë në përdorim zinxhirët.
Dhe rruga drejt Kalasë së Beratit ka qenë sot e vështirë për t?u ngjitur si pasojë e prezencës së akullit në rrugë. E ndërsa në qytet banorët i janë gëzuar reshjeve të borës.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/qyteti-i-njemije-dritareve-mbulohet-nga-bora/