Report TV - Specialisti i arkeologjisë: Ndërtimi i vilës së Bregut dëmton monumentin

2017-03-31 0

Specialisti i arkeologjisë Gjergj Frashëri ka folur për dëmet që i ka sjellë Monumentit të Kulturës ngritja e ndërtimit të familjes së politikanes Majlinda Bregu Ajazi bri mureve të Kalasë së Prezës.

Ngritja e vilës Ajazi ka prekur territorin e Kalasë, pasi kanë siguruar një leje ndërtimi që shkel ligjet e trashëgimisë, pohon Frashëri.

Fakti që drejtuesit aktual të Institutit të Monumenteve të Kulturës nuk e kanë dhënë këtë leje, sipas Gjergj Frashërit nuk e justifikon qëndrimin indiferent të institucioneve që kanë në varësi monumentet.

Gjergj Frashëri këmbëngul se Kalaja e Prezës është një monument i barasvlefshëm me një dokument të lashtë historik, ku nuk duhet të ?shkruhet? apo ndërtohet gjë tjetër rreth tij, sepse kemi të bëjmë me një falsifikim të historisë.