Opozita nuk përjashton edhe skenarin e bojkotit të Kuvendit nëse nuk plotësohet kërkesa e saj për votim e numëromi elektronik.
Pas takimit të thirrur nga ambasadorja e BE me partitë e vogla parlamentare për të diskutuar për reformën zgjedhore, kreu i PR në emër të opozitës në këtë takim tha se cdo opsion mbetet I hapur me kushtin e vetëm garantimin e zgjedhjeve të lira në qershor.
Votimi dhe numërimi elektronik ishte pjesë e diskutimit në këtë takim të organizuar nga ambasada e BE në Tiranë, e ku forcat politike të pranishme në këtë tryezë shpalosën propozimet e tyre.
Mesila Doda nga PDIU dhe Mimoza Hafizi nga LIBRA dhanë opsionet e forcave të tyre politike për këtë cështje.
Nw këtë tryezë është marrë angazhimi që ekspertë të BE të konsultojnë variantet e diskutuara në këtë tryezë sa i përket procesit zgjedhor në Shqipëri, duke përfshirë këtu sistemin zgjedhor, atë të votimit e numërimit të votave, financimit të partive si dhe të gjitha cështjet e tjera që janë të adresuara dhe në rekomandimet e OSBE ODIHR.