“Haradinaj të kthehet në Kosovë” - News, Lajme - Vizion Plus

2017-03-31 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Politikanet dhe institucionet ne Prishtine e Tirane kane apeluar per kthimin e Ramush Haradinajt ne atdhe, pas vendimit te gjykatës franceze per lirimin e tij me kusht.Por per forcën e tij politike, AAK, lirimi me kusht nuk është drejtësi e plote për Haradinajn. Ndërsa kreu i AKR-se Behgjet Pacolli, i cili u akuzua nga mediat serbe se bleu lirimin e Haradinajt, ka kërkuar kthimin e tij ne Prishtine dhe heqjen nga Interpoli te fletarresteve te Serbisë te lëshuar pas kohës se luftës. Kryeministri Rama e ka cilësuar vendimin e gjykatës franceze si mbylljen e nje episodi absurd, duke shtuar se vazhdon beteja per fshirjen e fletarresteve te vjetra te Serbisë. Sipas tij, lirimi është nje moment per te vlerësuar përpjekjet politike dhe diplomatike te autoriteteve ne Prishtine e Tirane, por edhe reagimet e shumta te qytetareve. Ndersa per kryetarin e Kuvendit, Meta, vendimi i drejtësisë franceze nuk eshte ende i plote.Ai apelon gjithashtu per kthimin sa me shpejt te Haradinajt ne atdhe. Verdikti i drejtësisë franceze i pamundëson ne fakt ish-kryeministrit kthimin ne Kosove deri ne mbylljen e plote te shqyrtimit te çështjes.