Raporti paraprak i Brukselit për fatin e negociatave shqiptare, të lidhura ngushtë me ligjin e Vetingut, do të dalë vetëm pas zgjedhjeve.
Ministrja e Integrimit Klajda Gjosha sqaron se pavarësisht se po bëhet një përjashtim nga rregulli për Shqipërinë, vetëm në tetor do të kemi një dokument të tillë nga Këshilli Europian.
Së shpejti do të përzgjidhen dhe grupet negociatore dhe kryenegociatori i Shqipërisë në Bruksel, të cilët do të merren me të gjithë procesin.
Në pritje të Gjykatës Kushtetuese që të zbardhë opinionin për Vetingun, Gjosha thekson se duhet të nisin përgatitjet si nga Shqipëria ashtu dhe nga ndërkombëtarët të ngritjes së logjistikës që kërkon ligji.
Së shpejti do të nisë dhe ?screening?, skanimi sesa përputhet legjislacioni jonë me artë të BE-së, pavarësisht se zyrtarisht ky proces ndodh vetëm pas hapjes së negociatave.