I pranishëm në shpërndarjen e ndihmave për familjet e prekura nga moti i keq në Luf të Pukës, Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri tha se qeveria po bën gjithçka mundet për të ndihmuar personat e prekur.
Ai u shpreh i ndërgjegjshëm që nuk është aq sa duhet, aq sa ka nevojë, por tha se sigurisht është shumë më shumë krahasuar me harresën e viteve të kaluara.
Ministri tha se vetëm këtë javë janë shpërndarë nga Rezervat e Shtetit dhe nga Emergjencat Civile mbi 42 tonë ushqime për familjet në nevojë, megjithatë sipas tij nuk është aq sa duhet dhe sa ka nevojë.
Tahiri theksoi gjithashtu se kjo qeveri nuk i ka kthyer krahët njerëzve dhe nuk i ka lënë në harresë në fatin e tyre. Ai u shpreh se i gjithë shteti është në këmbë, të gjitha burimet njerëzore, të gjitha mjetet e buxheti në ndihmë të njerëzve.
Fjala e plotë:
Ju falenderoj në radhë të parë ju. Këto janë ditë të vështira. Të vështira për çdo familje, veçanërisht në zonat e thella të Shqipërisë, të cilat për shkak të motit kanë vështirësi më shumë.
Dua të falënderoj deputetin i cili ka qenë shumë këmbëngulës me Kryeministrin, me të gjithë ministrat e qeverisë, e po kështu dhe Kryetarin e Bashkisë dhe Prefektin, të cilët kanë këmbëngulur vazhdimisht që t?i gjendemi pranë çdo familjeje në nevojë. Pra t?ju gjendemi ju për t?ju ndihmuar në radhë të parë të mos ndjeheni vetëm, në radhë të dytë që të keni shtetin në krah për të përballur këto ditë të vështira.
Kapriçot e motit mund t?i përballojmë vetëm duke u bërë bashkë dhe duke iu gjendur njeri-tjetrit. Kuptohet që kjo është një zonë që ka çdo vit vështirësi për shkak të motit. Por këto kohë ju dhe çdo familje në këtë zonë ka dhe ndihmën e shtetit. Ndaj është detyra jonë të jemi solidarë me ju, t?ju gjendemi, t?ju ndihmojmë me sa kemi mundësi. Dhe kjo është mënyra më e mirë për të justifikuar besimin tuaj.
Kjo është mënyra më e mirë për të justifikuar besimin tuaj. Është shumë e rëndësishme edhe ju të kuptoni që jo të gjitha i bëjmë dot kollaj. Pra, nuk kemi mundësi aq sa duhet për të bërë gjithçka ka nevojë kjo zonë. Është e vështirë me të gjithë kapacitetet po punojnë, por është e vështirë për të hapur çdo rrugë. Përfshirë këtu, nuk kam parasysh rrugët kombëtare se ato janë të hapura, por kam parasysh rrugët më të largëta rurale.
Është e vështirë, por po mundohemi. Qeveria vetëm vjet ka akorduar për të gjithë zonën rreth 6 milionë euro për zhbllokimin e rrugëve dhe mirëmbajtjen e tyre. Janë një vlerë e konsiderueshme, por që ende nuk mjaftojnë për t?i zgjidhur siç duhet këto probleme. Ndërkohë që, sot kemi mundësi t?ju gjendemi ju dhe çdo familjeje me ndihmat e nevojshme në ushqime dhe veshmbathje.
Vetëm këtë javë janë shpërndarë nga Rezervat e Shtetit dhe nga Emergjencat Civile mbi 42 tonë ushqime për familjet në nevojë. Nuk është aq sa duhet, nuk është aq sa ka nevojë. Por sigurisht është shumë më shumë krahasuar me harresën e viteve të kaluara.
Ju na keni besuar ne. I keni besuar deputetit, kryetarit të bashkisë, kryeministrit, qev...