Rrjedhje gazi nga bombola, plagoset infermierja - News, Lajme - Vizion Plus

2017-03-16 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
E enjtja duhet të ishte një ditë e zakonshme punë për 60-vjeçaren Sofika Prifti, punonjëse pranë Drejtorisë së Shëndetit Publik në Devoll. Por shpërthimi i një bombole gazi, për pak sa nuk i ka marrë jetën. Ne oren 08:00 te mëngjesit, infermierja Prifti mbërriti në punë edhe sapo ka ndezur dritën e zyrës është dëgjuar një shpërthim i fuqishëm. Ndryshe nga dy kolegët, Drejtori i Qendrës Besmir Molla, tregon se ngjarja ka ndodhur për shkak të pakujdesisë së 60-vjeçares, e cila sipas tij, ka tentuar të ndezë me shkrepëse bombolën e gazit. Ndërkohë Drejtori i Drejtorisë se Shëndetit Publik te Devollit, pranon se ngrohja e të gjitha zyrave, bëhet me bombola gazi. Nga shpërthimi janë dëmtuar jo vetëm te gjitha dyert e dritaret e drejtorisë, por dhe një pjese e mire e mureve te katit te dyte. Policia ka nisur hetimet për të mësuar shkaqet e ngjarjes.

Free Traffic Exchange