Liri me kusht për Ramush Haradinaj - News, Lajme - Vizion Plus

2017-03-16 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Gjykate e Colmerit në Francë ka vendosur lirimin me kusht ndaj kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj. Vendimi eshte marre gjate seances se sotme dëgjimore, ku eshte pranuar kerkesa e avokatit të Haradinaj, Arianit Koci për lirimin me kusht të tij, deri në përfundimin e procedurave. Te martën, Ministria Serbe e Drejtësisë i dorëzoi zyrtarisht organeve te drejtësisë ne France kërkesën per ekstradimin e ish-kryeministrit te Kosovës.Por prokuroria per krimet e luftes ne Beograd i ka kërkuar Ministrisë se Drejtësisë nje plotësim tjetër te dosjes se akuzave, me pretendimet se disponon prova te reja. Autoritetet ne Beograd kane deklaruar se materialet po përkthehen ne gjuhen franceze dhe do te dërgohen brenda kësaj jave. Ne anën tjetër, gazeta ?Blic? ne Beograd shkruan se kreu i AKR-se Behgjet Pacolli ka shprehur gatishmërinë per te paguar per lirimin e Haradinajt. Sipas te përditshmes, njeriu me i pasur ne Kosove nuk i ka kursyer paratë per lirimin e mikut te tij, duke organizuar protesta, apo paguar lobiste ne favor te Haradinajt.