Tirana është gdhirë e bardhë sot, pas reshjeve të mbrëmshme të borës. I gjithë kryeqyteti ka marrë një bukuri të veçantë, e cila i mungonte prej dekadash.
Bora ka qenë e pranishme në Tiranë në periudha të ndryshme, e fundit më 2011, por me një intensitet të tillë nuk ishte parë që nga viti 1985.