Report TV - Pr/ ligji, shtyhet edhe një vit afati i përdorimit të bonove të privatizimit

2017-03-16 1

Qeveria ka miratuar dje një projektligj, me të cilin shtyn edhe për një vit tjetër mundësinë e përdorimit të bonove të privatizimit. Ligji aktual parashikonte që pas 31 dhjetorit 2016 këto bono të mos kishin më vlerë.

P/ligji
Këshilli i Ministrave ka rënë dakord në mbledhjen e djeshme të radhës që të dërgojë në Kuvend për miratim një projektligj, i cili bën amendime në ligjin aktual lidhur me letrat me vlerë, të emetuara nga shteti.