Ora News – Vlera e drogës së sekuestruar në Brindizi 19 mln euro

2017-03-16 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Policia financiare italiane me anë të një deklarate shtypi informon sot në mbrëmje se në një operacioni nga ajri e deti, policia e Barit ka sekuestruar rreth 2 tonë marijuanë të trafikuar me skaf nga Shqipëria drejt Italisë si dhe ka arrestuar në flagrancë 2 skafistë: shtetasin shqiptar B.H 45 vjec e shtetasin italian nga qyteti i Brindizit P.D 47-vjeç.
Në deklaratën e shtypit thuhet se ky ope racion u ekzekutua nga reparti i policisë financiare të Barit në bashkëpunim me repartin ajro detar të qytetit të Tarantos.
Skafi i gjatë rreth 10 metra dhe i pajisur me dy motorra të fuqishëm është identifikuar në orët e para të mëngjesit të sotëm rreth 11 milje nga brigjet e Brindizit.
Në bordin e tij janë sekuestruar rreth 1.9 tonë marijuanë e konfeksionuar në 84 pako të madhësive të ndryshme. Sipas policisë financiare italiane kjo lëndë narkotike e shitur në tregun ilegal të drogës do të sillte një përfitim prej 19 milionë euro.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/vlera-e-droges-se-sekuestruar-ne-brindizi-19-mln-euro/