Ora News – Qeveria miraton vendimin për legalizimin e shtesave pa leje

2017-03-16 4

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Rreth 1320 pallate do të përfitojnë lejet e legalizimit për shtesat anësore ose në lartësi të cilat janë ndërtuar pa leje nga ndërtuesit e objekteve shumëkatëshe. Këshilli i Ministrave ka miratuar këtë projektvendim të hartuar nga ministria e zhvillimit urban i cili përcakton rregullat për legalizimin e këtyre objekteve.
Ministrja Eglantina Gjermeni në deklaratën e saj pas mbledhjes së qeverisë, tha se përfitues janë 26-30 mijë familje në të gjithë vendin. Sipas saj qytetarët, të cilët kanë shlyer detyrimet e tyre financiare për banesat e blera,nuk mund të penalizohen prej këtyre ndërtuesve, të cilët nuk kanë respektuar rregullat apo detyrimet ligjore.
Gjermeni: Deri më sot janë kryer 110 mijë legalizime, 90 mijë vetëm në vitet 2014 ? 2016, ose thënë ndryshe, 5 herë më shumë se në tetë vitet e qeverisjes së mëparshme. Në të gjithë vendin numërohen rreth 1 320 pallate që preken nga ky vendim, 700 prej të cilave janë në territorin në administrim të Bashkisë së Tiranës. Këto familje, edhe pse e kanë blerë pronën në mirëbesim, nuk janë bërë pronarë, për shkak të mospërmbushjes së detyrimeve ligjore nga ana e ndërtuesve.
Ky vendim i jep zgjidhje përfundimtare kësaj problematike të mbartur në vite, ku nga njëra anë rregullohet e drejta e regjistrimit të banesave nga individët që i kane blerë, dhe nga ana tjetër synohet vjelja e të gjitha detyrimeve financiare nga ndërtuesit dhe investitorët.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/qeveria-miraton-vendimin-per-legalizimin-e-shtesave-pa-leje/

Free Traffic Exchange