Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Shtimi i kërkesës për energji me uljen e temperaturave në të gjithë vendin, ka bërë që OSHEE të ndërhyjë për forcimin e nënstacioneve. 6 mln euro të investuara për nënstacionin e selitës pritet të përmirësojnë situatën me energji disa zona problematike të Tiranës, ndërsa Ministri Damian Gjiknuri siguron qyetetarët se nuk do tu mungojë energjia.
Gjashtë milion euro është kosotja e investimit të kryer nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë për zgjerimin e nënstacionit elektrik të Selitës. Vendosja e 6 fiderave të rinj pritet të përmirësojë furnizimin me energji për zonat e Unazës së Madhe, Rrugës ?Teodor Keko?, ish Fusha e Aviacionit, Pallatet Hauai, Lapraka si dhe do të menaxhohen më mirë ngarkesat e zonave problematike të Misto Mame dhe Yzberishti.
Ministri Damian Gjiknuri i shoqëruar nga Adminsitratori i OSHEE Adrian Çela, tha se ulja e fortë e temperaturave në këtë fillimiviti ishte një test për vlerën e investimeve të kryera, ndërsa shtoi se Shqipëria nuk ka blerë energji nëkëto ditë të ftohta.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/oshee-zgjeron-nenstacionin-e-selites-kostoja-6-mln-leke/