Report TV - Kalon në rezervuarin e ngrirë thyhet akulli e bie, vdes bariu

2017-03-16 1

FIER-Një 40-vjeçar banues në fshatin Petovë në Fier ka ndërruar jetë pasi ka rënë në një rezervuar.

Bariu Hajredin Xhelo ka tentuar të kalojë mbi rezervuarin e ngrirë, por akulli është thyer dhe ai ka rënë në ujë.

Temperaturat e ulëta bëjnë ta pamundur kërkimin nga banorët ndërsa pritet ndihma e polumbarëve për të nxjerrë trupin e pajetë nga uji.