Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Liqenin e Kasharit.
Vëlla e motër kanë rënë në liqen dhe si pasojë është mbytur djali 12 vjeçar, ndërsa motra 15 vjeçar, është nxjerrë nga liqeni dhe ndodhet në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut.
Ngjarja është shënuar rreth orës 14: 15 minuta në Mëzez dhe dy fëmijët ishin duke luajtur duke rrëshqitur në liqen. Policia thotë se në vendin e ngjarjes kanë mbërritur plumbarët për nxjerrjen e trupit të pajetë të 12 vjeçarit nga liqeni.
Mësohet se fëmijët ishin të pashoqëruar në momentin kur po luanin. E ëma e fëmijëve është dërguar në spital pas lajmit për fëmijet, ndërsa babai ndodhet në burg.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/dy-femije-bien-ne-liqenin-e-kasharit-njeri-mbytet/