Integrimi, qeveria nis “Screening” - News, Lajme - Vizion Plus

2017-03-16 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shqipëria nuk do të presë vendimin e Brukselit mbi çeljen e negociatave, për nisjen e përgatitjeve për procesin e ?screening?, skanimit të legjislacionit, duke identifikuar fushat që kanë nevojë për harmonizim sipas standardeve të BE-së. Lajmi bëhet i ditur për Vizion Plus nga ministrja e Integrimit Klajda Gjosha. Ministrja pret një raport të ndërmjetëm nga BE, për hedhjen e hapit te radhës në procesin e integrimit europian, edhe pse ishte thënë se në 2017-ën nuk do të kishte asnjë raport nga Brukseli. Gjithsesi ajo thotë se dokumenti do të publikohet pas zgjedhjeve të qershorit, të cilat kanë një peshë specifike. Optimizmin për avancim në procesin e integrimit, Gjosha e gjen edhe tek ecuria pozitive e reformës në drejtësi. Në raportin e nëntorit të Komisionit Europian, iu rekomandua Këshillit Europian çelja e negociatave me Shqipërinë, pas zbatimit të reformës në drejtësi, specifikisht ligjit të vettingut. Vendim, i cili u mbështet më pas edhe nga Këshilli në muajin dhjetor.

Free Traffic Exchange