http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Mijëra familje që kanë blerë një apartament, por pa pasur mundësi ta hipotekojnë atë, nga sot i jepet mundësia për ta ligjëruar pronën. Qeveria ka miratuar projektvendimin, sipas të cilit nga njëra anë rregullohet e drejta e regjistrimit të banesave nga individët që i kanë blerë, dhe nga ana tjetër synohet vjelja e të gjitha detyrimeve financiare nga ndërtuesit dhe investitorët.?Sipas të dhënave që kemi janë rreth 30 mijë familje në Republikën e Shqipërisë, të cilat jo për faj të tyre, nuk kanë mundur të marrin hipotekën e pronës ku jetojnë. Në të gjithë vendin numërohen rreth 1 320 pallate që preken nga ky vendim, 700 prej të cilave janë në territorin në administrim të bashkisë së Tiranës. Këto familje, edhe pse e kanë blerë pronën në mirëbesim, nuk janë bërë pronarë, për shkak të mospërmbushjes së detyrimeve ligjore nga ana e ndërtuesve. Pra, qytetarët, të cilët kanë shlyer detyrimet e tyre financiare ndaj ndërtuesve të pallateve, nuk mund të penalizohen prej këtyre ndërtuesve, të cilët nuk kanë respektuar rregullat apo detyrimet ligjore. Ndaj ky vendim, i miratuar sot nga Qeveria i jep zgjidhje përfundimtare kësaj problematike të mbartur në vite dhe bën të mundur legalizimin e pronave për këto familje.?Sipas të dhënave, deri më tani janë kryer 110 mijë legalizime, 90 mijë vetëm në vitet 2014 - 2016. këto statistika tregojnë se legalizimet janë 5 herë më shumë se në tetë vitet e qeverisjes së mëparshme.