http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri, shoqëruar nga administratori i OSHEE-së, Adrian Çela, inspektuan investimet që po kryhen për zgjerimin e nënstacionit elektrik të Selitës vlera e të cilit arrin në 6 milion Euro. Gjiknuri deklaroi se konsumi i rritur për shkak të uljes se temperaturave. ?Ndërprerjet kanë qenë shumë më të pakta ndërsa koha e riparimit të tyre më e shpejtë çka tregon se sistemi ka qenë në gatishmëri të plotë dhe investimet kanë dhënë efektin e tyre. Siguroj shqiptarët se pavarësisht se do kemi probleme me motin në ditët në vijim, OSHEE do të jetë në gatishmëri për tër riparuar defektet në kohë shumë të shkurtër dhe kjo po konfirmohet jo vetëm nga të zgjedhurit vendor por dhe qytetarët që e bëjnë vet diferencën.?Me këtë nënstacion lidhen 23 fidra, çka nënkupton se investimi ndikon në përmirësimin e cilësisë së funrizimit me energji për një numër të konsiderueshëm konsumatorësh përgjatë zonës së Unazës së Madhe, Rrugës Teodor Keko, ish-Fushës së Aviacionit dhe Laprakës. Vendosja e 6 fiderave të rinj do të krijojë unazën për të menaxhuar më mirë ngarkesat ne rrjet.