Ora News – Rama dhe Veliaj vendosin pllakën e parë në bulevardin e ri

2017-03-04 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pllaka e parë në bulevardin e ri është vendosur nga kryeministri Edi Rama dhe kryetari i bashkisë Erion Veliaj. Të dy drejtuesit vlerësuan punimet, ndërsa Rama theksoi se vota në drejtimin e duhur ka dhënë frytet e para. Veliaj nga ana tjetër apeloi që të gjitha Ministritë të zhvendosen në boulevard, pasi ky investim do të sjellë një standard të ri jetese në kryeqytet.
Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i bashkisë Erion Veliaj kanë vendosur pllakën e parë në bulevardin e ri të Tiranës.
Kryeministri Rama tha se nisja e punimeve mund të ishte bërë që herët, por u pengua nga vota në drejtimin e gabuar në zgjedhjet e 2011.
Për kryebashkiakun Erion Veliaj ky investim do të sjellë një standard të ri të jetesës në kryeqytet, ndërsa nuk do të mungojë edhe vendosja e disa institucioneve të rëndësishme përgjatë bulevardit.
Nga bulevardi, Veliaj njoftoi se në 14 mars do të inagurohen 2 investime të rëndësishme si Pazari i Ri dhe parkimi nëntokësor në sheshin ?Skënderbej?.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/rama-dhe-veliaj-vendosin-pllaken-e-pare-ne-bulevardin-e-ri/

Free Traffic Exchange