Në të gjithë vendin vijojnë kushtet e rënduara të motit me temperatura disa shkallë poshtë zeros, që kanë shkaktuar probleme në jetën dhe aktivitetin e përditshëm të njerëzve.
Janë rikthyer sërish reshjet e dëborës në vend nga veriu në jug të vendit duke shkaktuar probleme me qarkullimin e mjeteve, ndërsa disa zona vazhdojnë që të jenë të bllokuara.
Gjatë natës ka pasur reshje në veri, por edhe në jug dhe në jug-lindje në Gjirokastër, Korçë dhe në Sarandë.
Aktualisht probleme ka në disa fshatra në Dibër, Shkodër dhe Kukës, ndërsa në qarkun e Korçës është bllokuar aksi Ersekë ? Leskovik.
Problemet kryesore janë krijuar në qarkullimin në rrugë dhe në mjaft qytete, edhe në furnizimin me ujë të pijshëm dhe energji elektrike.
Ngricat në rrugë, akulli i krijuar, bora e hedhur për shkak të erës së fortë janë një problem i vazhdueshëm për drejtuesit e mjeteve.