Probleme me hapjen e rrugëve - News, Lajme - Vizion Plus

2017-03-04 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në këto ditë të acarta dimri, shpëtimi i jetëve të njerëzve është objektivi kryesor, ndërsa mbajtja e rrugëve të kalueshme për qytetarët, mbetet një sfidë për institucionet. Autoriteti Rrugor Shqiptar, ka lidhur 83 kontrata me kompani private, për mirëmbajtjen e segmenteve rrugore, por një pjesë e mirë e tyre, nuk kanë marrë fondet e nevojshme për punët e kryera. Konkretisht, vlera e punimeve për vitin 2016, e këtyre kontratave arrin në 20 milion dollarë. Por tashmë jemi në fillim të 2017 dhe vetëm 50% e vlerës është financuar. Ministria e Financave thotë se nevojat për para dakordësohen që në fillim të vitit me çdo institucion. Më pas, i takon Ministrisë së Transporteve të detajojë fondet sipas nevojave. Ndërsa çdo situatë e paparashikueshme trajtohet sipas rastit. Gjithsesi, situata e moslikuidimit të firmave në total, lidhet edhe me mundësitë e buxhetit të shtetit. Aktualisht, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka në administrim 4 mijë kilometër rrugë kombëtare, por gjatë këtij viti, një pjesë e tyre do të mirëmbahet nga fonde të Bankës Botërore. Qeveria në bashkëpunim edhe me BB, ka vendosur që të fokusojë mirëmbajtjen e rrugëve më të rëndësishme, kryesisht ato që kanë një trafik të lartë, si dhe rrugët që lidhin qendrat e rëndësishme ekonomike. Fond i Bankës Botërore arrin në 80 milion dollarë të shtrirë në pesë vite.