Report TV - Bulevardi i ri i Tiranës, Rama e Veliaj vendosin pllakën e parë

2017-03-04 6

TIRANE-Në mënyrë simbolike kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj vendosën sot pllakën e parë për ndërtimin e Bulevardit të Ri të kryeqytetit.

Sipas kryebahskiakut Veliaj, disa projekte do tëpërfundojnë në muajin Mars.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha nga Bulevardi i ri se në këtë zonë që i shtohet Tiranës do të ketë edhe hotele me pesë yje, por edhe disa seli ambasadash, madje dhe Bashkinë e Tiranës.

Ai i kërkoi kryeministrit Rama që të mendojë edhe zhvendosjen e ministrive në këtë zonë.
Rama: Vota sjell ndryshimin. Ju votuat dhe fituat Bulevardin e ri të Tiranës

Kryeministri Edi Rama nga ana e tij ka theksuar faktin se kur ishte kryebashkiak bëri sa mundi për kryeqytetin, por jo sa dëshironte ai.
?Kur isha kryetar bashkie bëra sa munda jo sa desha, për ta celur rrugën që lidh të sotmen me të ardhmen, atë që kemi trashëguar me të parën tanë me atë që kemi detyrim t?i lëmë fëmijëve tanë?, tha kryeministri?.

Free Traffic Exchange