Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Debate të forta në emisionin Eko-politikë në Ora News të gazetares Aurora Sulçes për emergjencat e motit dhe mënyrën sesi po e përballon qeveria situatën.
Sipas kreut të emergjencave civile, Shemsi Prençi janë 30 mijë banorë të bllokuar, nga të cilët rreth 4 mijë janë në kushtet e emergjencës.
Agron Haxhimali, Drejtor Ekzekutiv i Shoqatës së Bashkive: Ishin vetëm 61 kryetarët e bashkisë që kanë përballuar këtë situatë.
Shemsi Prençi: Më gjej një kryetar bashkie që ka kërkuar një kërkesë për emergjencë civile
Agron Haxhimali: Kukësi të ka çuar ndihma për një numër prej 220 familje dhe ke çuar vetëm për 100 familje me avion. Duhet ndërtuar një sistem i mirëfilltë Shemsi?.
Shemsi Prençi: ?Ta marrësh vesh ti e kryetarët e bashkive të majtë e të djathtë, Nuk do të çojmë ndihma në Kukës dhe në zona urbane, sepse janë rrugët e hapura. Zotëri! Emergjencat nuk luftojnë fukarallëkun, zgjidhin problemin emergjent të atyre që janë të izoluar?.
Akuzat në studio kanë vijuar edhe për firmat e mirëmbajtjes së rrugëve që nuk reaguan në ditët e para të uljes së temperaturave, duke u bërë shkak edhe për bllokim të qarkullimit.
Alfred Olli, ish-drejtori i Emergjencave Civile: ? Nuk mund ti lihet një firme që në inventarin e saj logjistik ka tri kazma, dy lopata dhe një karrocë?.
Shemsi Prençi: ? Në vitin 2012 kanë mbetur rrugët nacionale 20 ditë pa u hapur. E kam denoncuar vetë këtë gjë.
Spartak Tarkaj, Drejtor i Standarteve në ARRSH: ?Unë nuk e kallëzoj personalisht ,unë kam të përcaktuara kushtet e kontratës. Po bëjmë penalizime dhe nuk financohen dhe nuk paguhen për atë punë që nuk e kanë bërë?.
Shemsi Prençi: ?Ne nuk na lejohet në mënyrë kategorike të bëjmë avokatinë e kompanive të ndërtimit?.
Ngricat dhe dëbora kanë dëmtuar edhe kulturat bujqësore.
Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti deklaroi se dhjetra hektarë sera me luleshtrydhe janë dëmtuar.
Edmond Panariti: ? Ne kemi mbajtur evidenca të sakta për të parë pastaj në ç?mënyrë mund t?i vijmë në ndihmë këtyre fermerëve, por ajo që mbetet si një zgjidhje afatgjatë është sigurimi i këtyre bizneseve?.
Ndërkaq shefi i shtabit të gadishmërisë në OSHE deklaroi se janë marrë të gjitha masat, përfshi pajisjen me bazë materiale për rregullimin në çdo kohë të avarive që mund të ndodhin.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/prenci-30-mije-banoret-te-bllokuar-haxhimali-shteti-eshte-gjunjezuar/