Report TV - Ngrijë tubacionet, spitali Lezhë pa ujë, paralizohen shërbimet

2017-03-04 1

Ngricat kanë penguar furnizimin me ujë në Lezhë edhe për shërbime të rëndësishme. Tubacionet e ngrira krijuan problem për repartin e hemodializes në spitalin rajonal të qytetit të Lezhës.

Për të vijuar punën është kërkuar ndihma e shërbimit zjarrfikës. Nëpërmjet autocisternave, zjarrfikësit kanë bërë të mundur mbushjen e depozitave që i jep mundësi personelit që të kryerje shërbimin e hemodializes për pacientet.

Përgjegjësi i repartit zjarrfikës në Lezhë Agustin Pepkolaj thotë se institucioni që ai përfaqëson ka si detyrim të jetë në mbështetje të banoreve dhe institucioneve.

Sipas tij kanë qenë drejtuesit e këtij shërbimi që pasi janë ndeshur me ngrirjen e tubacioneve që bënin dërgimin e ujit në repartin e hemodializes kanë kërkuar ndihmën e zjarrfikësve.